Emisari i Trump: SHBA nuk përfshihet në politikën e Kosovës, taksa duhet të hiqet

Emisari i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell, tha pas rrëzimit të qeverisë Kurti, se ekzekutivi i ri që do të krijohet, duhet që ta heqë taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Shikoni, ne nuk do të përfshihemi në politikë. Populli i Kosovës do ta zgjedhë qeverinë e vet, ata do ta zgjedhin udhëheqësin e vet, por Shtetet e Bashkuara do t’i zgjedhin politikat e veta dhe politika jonë është shumë e qëndrueshme, pavarësisht kush është në detyrë. Taksa duhet të hiqet, sepse ne besojmë se taksa 100 për qind që ka Kosova është duke e dëmtuar ekonominë tuaj”tha ai.

Grenell shtoi se SHBA po përpiqet ta “ndihmojë Kosovën, ta ndihmojnë Serbinë, tërë rajonin, për ta krijuar një zonë apo rajon që ka vende pune dhe shpresë për të rinjtë në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon dhe të kenë vende pune cilësore, të krijojnë familjet e tyre dhe ato familje të kenë mirëqenie duke dhënë edhe një herë të njëjtën porosi. Taksa të hiqet dhe pastaj ne mund të bashkëpunojmë në rrugë të gjera”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.