Bëhet virale në internet, Nostradamus parashikoi Covid-19?

Sipas disa pretendimeve që janë përhapur me shpejtësi në internet, Nostradamus e parashikoi epideminë e koronavirusit që para 500-vjetësh.

Covid-19 ka marrë deri tani 24 mijë jetë njerëzish, duke ushqyer lloj-lloj teorish konspiracioni për origjinën e saj. Të infektuarit në mbarë globin janë gati gjysmë milioni, dhe virusi është shfaqur tashmë në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Ka njerëz që besojnë se fizikanti francez i shekullit të 16-të, i lëvduar nga adhuruesit e tij si një mendje e jashtëzakonshme profetike që ka parashikuar një sërë eventesh të rëndësishme botërore përgjatë historisë përfshirë zjarrin e madh të Londrës në 1666-tën apo vrasjen e John F Kennedy në vitin 1963, ka përmendur dhe koronavirusin.

Një përdorues i Twitter-it shkruante se kishte menduar që fjalët e përhapura se Nostradamusi ka bërë parashikimin e një lloj murtaje, ishin të rreme.

“Por kur kontrollova, rezultuan të vërteta. Ai nënkupton koronavirusin dhe njerëzit po tmerrohen”, thuhej në postim. Joel Hazeldene, ish-aktor i serialit të transmetuar nga BBC, Boom Town, thotë: ” Duhet t`i kushtojmë më shumë vëmendje mistikut të shekullit të 16-të, Nostradamus”.

Të tjerë këmbëngulin se ai ka profetizuar karantinën masive. Pjesën më të madhe të parashikimeve të tij të supozuara, Nostradamus i shkroi në formën e vjershave me katër rreshta. Skeptikët thonë se shkrimet janë shumë të paqarta për t’u konsideruar profeci të mirëfillta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.