A i premtoi Kurti emisarit Grenell se do ta hiqte taksën? Kjo është përgjigja e kryeministrit në detyrë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u përgjigj pasi emisari i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha në një intervistë ekskluzive në televizionin T7 se shefi i ekzekutivit kosovar i premtoi se do ta hiqte taksën.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet”, ”, shkroi Kurti, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

“Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, përfundoi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.