Ylli i ‘Dirty Dancing’ feston 60 vjetorin, nuk do ta besoni sa seksi duket ‘Baby’ (FOTO)

E paharrueshme kur bënte piruetë së bashku me Patrick Swayze në filmin kult ‘Dirty Dancing’, sot Jennifer Grey feston 60-vjetorin. Ikonikja ‘Baby’ ishte 27 vjeç kur falë rolit të saj në filmin e 1987, hyri direkt në Olimpin e Hollywood… me një kërcim të shfrenuar.

E lindur në 26 mars 1960 në Manhatan, New York, Jennifer Grey është vajza e Joel Grey, fitues i cmimit Oscar për filmin ‘Cabaret’. Pas sukseseve të mëdha në filmin e Emile Ardolino, ku interpretonte rolin e Frances Houseman, Jennifer ka marrë pjesë në të paktën 17 filma të tjerë në kinema dhe në një numër serish televizive si Friends, Dr House-Medical Division dhe Grey’s Anatomy.

Edhe pas suksesit të Dirty Dancing ajo preferoi të qëndronte në hije, duke vazhduar edhe sot të bëjë të njëjtën gjë, me bashkëshortin aktorin dhe regjisorin Clark Gregg, të martuar në 2001 dhe vajzën Stella, e lindur në të njëjtën vit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.