Vetëm 37 vjeç, vdes nga koronavirusi zv/ambasadori britanik në Hungari

Zëvendësambasadori i Britanisë në Hungari, Steven Dick, ka ndërruar jetë në Budapest pas infektimit me Covid 19. Diplomati vetëm 37-vjeçar kishte qenë më parë në Kabul e Rijad. Postin në Budapest ai e mori vjeshtën e kaluar pasi kaloi një vit trajnimi intensiv të gjuhës hungareze me kohë të plotë.

Steven Dicka ishte mjaft i pëlqyer në qarqet diplomatike e përshkruhej si një njeri miqësor, i shoqërueshëm dhe entuziast për punën e tij. Kohët e fundit, zëvëndesambasadori ishte kthyer në Budapest nga pushimet në Meksikë.

Nga fillimi i javës së kaluar, ai rrëfeu përmes një mesazhi në WhatsApp se ishte prekur nga koronavirusi dhe ishte në izolim, por po ndihej mire, përveçse ishte i mërzitur.

Burime lokale thanë se 37-vjeçari ishte trajtuar këto ditët e fundit në një spital të kryeqytetit hungarez, ku gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi. Nuk ështe e qartë për momentin nëse diplomati i lartë kishte vuajtur nga ndonjë probleme tjetër shëndetësor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.