Vendimi/ Godina e ish-universitetit privat do të kthehet në spital karantinë

Qeveria do të kthej në spital karantinë një nga godinat e ish-universitetit Kristal, për të përballuar një fluks të mundshëm të numrit të të prekurve nga Codiv-19.

Vendimi është marrë nga qeveria këtë të enjte dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Në vendimi thuhet se qeveria vendosi:

Vendosjen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19, të objektit të ish-universiteti Kristal me vendodhje në Mëzes Tiranë, zona kadastrale 2679 sipas kartelave të pasurive dhe planvendosjes”, thuhet në vendim.

Ky spital do të shërbejë vetëm për pacientët që nuk kanë probleme respiratore. Aktualisht janë spitali infektiv dhe ai “Shefqet Ndroqi” që janë kthyer në spitale vetëm për të prekurit me Covid-19.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.