Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Unioni i gazetarëve kërkesë Kuvendit: 6120 punonjës të medias të rrezikuar, na përfshini në skemën e ndihmës

Unioni i gazetarëve të Shqipërisë do t'i kërkojë zyrtarisht komisionit të medias në kuvend që të ndërhyjë në mënyrë që qeveria të përfshijë në paketën e ndihmës edhe mediat.

Janë 6120 punonjës të medias në Shqipëri me rreth 15 mijë familjarë të cilët rrezikohen nga situata e shkaktuar nga koronavirusi.

"Gjendja paraqitet e vështirë për 6120 punonjësit e medias dhe rreth 15 mijë familjarët e tyre", deklaroi Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve.

Po sa të papunë në sektorin e medias parashikohet të dalin nga kjo situatë?

"Ne i kemi kërkuar qeverisë të na përfshijë në skemën e ndihmës, por kanë rënë në vesh të shurdhër. Planin tonë për daljen nga kriza do ta paraqesim në Komisionin e Medias", theksoi Çipa.

Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por suport financiar, siç parashikohet për nëpunësinë në Shqipëri dhe siç veprohet në Itali, Gjermani e Francë me median.

Kujtojmë se media po luan një rol kyç në këto momente të vështira në transmetimin e informacionit mbi situatën rreth koronavirusit dhe mbi njohjen me masat e marra nga qeveria.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore