
Shtet brenda shtetit/ Ja bashkia ku nuk lejohet të futet askush që nuk është banor i qytetit
Shtet brenda shtetit. Kështu mund t?i quajmë masat ekstreme që ka marrë Bashkia e Poliçanit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit brenda territorit të saj. Bëhet fjalë për një plan krejtësisht unik, pasi prej dy ditësh një postbllok i përforcuar ka bllokuar qarkullimin e të vetmit aksi rrugor që lidh Poliçanin me pjesën tjetër të vendi.
Masat ekstreme janë ndërmarrë pasi sipas të dhënave, kjo bashki ka të rregjistruar zyrtarisht 800 të sëmurë kronikë, të cilët kanë punuar për dekada me radhë në kombinatin e ushtarak të këtij qyteti. Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, në bashkëpunim me policinë dhe i mbështetur nga këshilli bashkiak ka urdhëruar ngritjen e një postblloku në hyrje të qytetit.
Efektivët që qëndrojnë 24 orë në dytyre, me turne, ndaloje hyrjen në drejtim të Poliçanit, të çdo personi që vjen nga jashtë vendit, apo dhe nga qytetet e tjera ku tashmë është verifikuar se ka patur raste të qytetareve te infektuar me covid-19.
Për asnjë lloj arsye, në lejohet hyrja në qytet e asnjë personi të jashtëm apo edhe me origjinë nga kjo zonë. Qëllimi i kesaj mase ekstreme është mbrojtja e afro 6 mijë banorëve rezident në Poliçan nga përhapja e Covid-19.
Fotot nga gazetari Artan Hoxha
[gallery ids="1014879,1014880"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Mediat serbe: Albert Krasniqi, vra një 17 vjeçar serb të Kosovës në viti...
Historia e plotë >
Video/ Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rrit...
Historia e plotë >
A mund të infektohemi dy herë nga Covid? Epidemiologu jep lajmin e mirë: Ja qeliza që e shmang

Vjen lajmi i mirë/ Studimi: Imuniteti nga COVID, mund të zgjasë edhe vite pas infektimit

I prekur nga Covid/ Ish-deputeti socialist kalon në Reanimacion
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >