Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shifrat/ Koronavirusi trondit SHBA-të, papunësia në nivel rekord

Numri i personave që kanë humbur vendet e punës në Shtetet e Bashkuara arriti shifra rekord në një kohë kur ekonomia përballet me vështirësi të mëdha për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar përfitime që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Rekordi i fundit i këtij lloji ishte shënuar në vitin 1982. Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës. Për shkak të sëmundjes, në SHBA kanë mbyllur dyert restorante, teatro, hotele e palestra. Kompanitë e prodhimit të makinave e kanë reduktuar ndjeshëm aktivitetin e udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, e 1,046  vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje. Amerika, së bashku me Italinë dhe Spanjën po konsiderohen sot si vatrat kryesore të epidemisë. Ligjvënësit po përpiqen të shpejtojnë procesin e furnizimit të spitaleve me pajisjet e domosdoshme mjekësore për personelin që ka pasur mungesa maskash e mjetesh të tjera mbrojtëse si dhe aparaturash për pacientët.

Por masat e rrepta për të ndalur përhapjen e virusit në komunitet i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë amerikane. Në përgjigje të nevojave të bizneseve dhe individëve, Senati miratoi një ditë më parë një paketë stimulimesh prej 2 trilionë dollarësh për t?u ofruar kredi bizneseve, si dhe asistencë sociale punonjësve dhe familjeve amerikane.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore