Shembull i mirë në kohën e koronavirusit! Almeda Abazi e bashkëshorti turk bëjnë gjestin e papritur (FOTO)

Prej disa kohësh, shumë vende të botës po përballen me frikën e koronavirusit. Spitalet janë mbushur me pacientë që janë infektuar nga Covid-19 dhe mjekët janë çdo ditë në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve.

E në këto ditë të vështira, gjestet që bëjnë njerëzit e thjeshtë apo edhe ato të famshëm janë për t’u vlerësuar.

Së fundmi, mediat turke shkruajnë se Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan, u kanë ardhur në ndihmë 9 familjeve duke mos u kërkuar qiratë e shtëpive.

Sipas mediave turke, çifti i njohur ka në pronësi 3 shtëpi në Amerikë, 4 në Turqi, të cilat i kanë me qira megjithatë për disa muaj nuk do të marrin asnjë para.

Ata po përpiqen të japin ndihmën e tyre me aq sa munden dhe veprimi është për t’u marrë shembull.

Shumë familje kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit dhe frika më e madhe e tyre është se do të mbeten jashtë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.