Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

SHBA ofron 15 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës, ja për çfarë e akuzon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzojnë presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, bashkë me zyrtarë të tjerë, për krime që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës.

SHBA ofroi gjithashtu 15 milionë dollarë për këdo që ofron informacione që do të çojnë në arrestimin e tij. Vendimi, që çon në pikën më të ulët historike marrëdhëniet mes dy shteteve, u bë publik nga Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr.

Gjithashtu, SHBA ofroi 10 milionë dollarë për informacione për secilin nga bashkëpunëtorët e Maduros, konkretisht për Diosdado Cabello Rondón, President e Asamblesë Kushtetuese; Gjeneralin Hugo Carvajal Barrios, ish-drjetorin e Shërbimit Informativ Ushtarak; Clíver Alcalá Cordones, Gjeneral Major i dalë në pension; dhe Tareck Zaidan El Aissami Maddah, Ministër i Industrisë.

?Sot, SHBA shpalli shpërblimet për të vënë para drejtësisë zyrtarët e regjimit të Maduros. Njerëzit në Venezuelë meritojnë një qeveri transparente, të përgjegjshme, dhe përfaqësuese, që i shërben nevojave të popullit?, reagoi në Twitter, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore