Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rrëfimi prekës i infermieres në Torino: Lamtumirë nënës përmes telefonit

Një infermire në Torino nuk e harron një çast mjaft prekës, kur një zonjë humbi jetën, teksa fliste në video me vajzën e saj.

"Zonjë, le të tentojme të bëjmë një video thirrje me vajzën tuaj? Le të shohim nëse ajo do përgjigjet! ". Dëgjohet tingulli i telefonit dhe në anën tjetër të kamerës, shfaqet imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, pas ditëve të shtrimit në spital, sheh përsëri nënën në një shtrat spitalor, e rrethuar nga punonjës të shëndetit plotësisht të dërmuar ndërsa sinjalet bip të një monitori bien vazhdimisht.

Mbi kokën e zonjës së sëmurë një helmetë, frymëmarrje e vështirë dhe e munduar, lodhje për shkak të sëmundjes ... dhe nga ana tjetër dëgjohen fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme, të lehta dhe të rënda në të njëjtën kohë: gjithmonë ke qenë nënë luftëtare, kurrë mos hiq dorë, ne jemi të gjithë me ty.

Askush besoj se nuk do donte ato që kam parë unë në ato pak çaste ndërsa virusi  i shkëputi asaj shpirtin nga trupi dhe në anën tjetër të telefonit dëgjoheshin thirrje dhe lutje zotit".

Kjo është shkruar në faqen e saj në facebook nga Noemi, një infermiere e kujdesit intensiv në spitalin Martini në Torino. Ajo thotë se ky virus nuk zgjedh. Për të nuk ka rëndësi mosha. Ai ndan lidhjet deri sa i shuan përgjithmonë. 'Të paktën sot na dëgjoni. Qëndroni në shtëpi. Po ju flasim ne që në ditë paqe keqtrajtohemi e në ditë lufte lavdërohemi. Bëni gjënë e duhur. Mos dilni nga shtëpia. Ai vret këdo që i del përpara'.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore