Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rama poston videon e mjekut amerikan: Ta shikojnë kritikët tanë

Kryeministri Edi Rama publikoi një video të një mjeku amerikan që punon në një nga spitalet e Nju Jorkut, ku tregohet situata e vështirë që SHBA po kalon për shkak të COVID-19.

Kreu i qeverisë shkruan se kjo është përgjigja më e mirë për kritiket për përpjekjet e kryera nga autoritetet në vend deri më tani.

"NEW YORKU KËRTHIZA FINANCIARE E PLANETIT PO PËRBALLET ME MUNDËSINË E NJË TRAGJEDIE. Këtë video ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet tona të vazhdueshme për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit", shkroi Rama.

Në video, mjeku amerikan tregon situatën e vështirë, ndërsa ai ka eksperiencë në rastin e epidemive, pasi më parë ka shërbyer edhe në Afrikën Perëndimore kundër ebola-s.

"Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes një dyzinë të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.

Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive. Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë.", shprehet ai në video.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore