Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rama ka një lajmërim për shqiptarët e ngelur jashtë: Ja si duhet të veproni, çfarë vendosëm me Italinë

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me publikun në rrjetet sociale njoftoi se po punohet që shqiptarët e ngelur jashtë të rikthehen sa më parë në shtëpi.

?Zyra e Presidentit është e përfshirë në bashkëpunimin intensiv me ministritë përkatëse. Aktualisht janë të identifikuar dhe të listuar si rezultat i ankesës shqetësimit dhe kërkesës 1379 shtetas dhe janë 2163 të raportuar.

Kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim i lutem që të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi në këtë platformë dhe në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme. Mos u ankoni për ambasadat se del i zënë se janë gjithë kohës duke u marrë me këtë punë.

Këtë punë kanë dhe po përpiqen ta bëjnë maksimalisht. Numri më i madh ndodhet në Itali. Me Italinë kemi pasur situatë paksa të veçanta. Italia ka kusht të bëjë testime për të nxjerrë jashtë të huajt.

Në momentet e fundit është kapërcyer. Do jemi gati të përgatisim tërheqjen e atyre që janë në Itali. 341 persona janë Kroaci, do u lehtësojmë procedurën e mund të vijnë në rrugë automobilistike. Anglia ka 114 persona, Zvicra 77, Spanja 70, Greqia 45, e një sërë vendesh të tjera. Ne nuk i shohim si numra, duhet të kthehen në familje.?, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore