Qeveria e re/ Thaçi shumë shpejt nis konsultimet me liderët e partive politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lajmëroi se shumë shpejt do të thërrasë për konsultime liderët e të gjitha partive politike, pas rënies së qeverisë Kurti.

“Pas rënies së Qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do t’i fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit,unitetit dhe të gjithpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit do ta respektoj në plotëni Kushteturën dhe ligjet e vendit”, ka thënë ai.

Thaçi foli pas vizitës në Qendrën Mjekësore të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ku u shoqërua edhe nga komandanti i Forcës, gjeneral-lejtnanti Rahman Rama.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke e rrëzuar atë. Votimit në Kuvend i ka paraprirë një debat maratonik.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.