Pensionet dhe ndihma ekonomike/ Xhaçka shpjegon se si do të ndihmohen familjet në nevojë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi se forcat ushtarake janë në gatishmëri e shpjegoi edhe mënyrën sesi qytetarëve do t’u dërgohen pensionet dhe ndihmat ekonomike. Xhaçka u shpreh se grupi i punës është 24 orë në punë për të marrë ankesat e qytetarëve.

“Kemi ngritur një grup pune profesionist. Janë në terren 12 mijë punonjës. Kemi krijuar harta për lehtësuar punën.

Është një sistem që është vënë në një moment emergjence. Për të gjithë ata që nuk i kemi kontaktuar ka numra telefoni për të marrë ankesat. Janë administratorët e çdo bashkie që kanë lënë kontaktet dhe numrat që mund të kontaktohen. Jemi 24 orë në këmbë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve- tha Xhaçka në emisionin “Open”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.