Pasi bëri “modë” me koronavirusin, 33-vjeçarja supers*ksi jep lajmin e hidhur: Ai vdiq… (FOTO)

Ylli televiziv, Lauren Goodger, njoftoi këtë të enjte se miku i saj me nofkën, Spud, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

33-vjeçarja postoi në “Instagram” një fotografi të burrit që besohet se ishte 28 vjeç dhe zbuloi se vdiq në fillim të kësaj jave pasi u infektua nga Covid-19 në spital.

“Pusho në paqe Spud. Ky virus është i vërtetë dhe po përhapet. Ju lutem njerëz qëndroni në shtëpi”, shkruante ajo krahas fotos.

“Jam e trishtuar. Shoku i një miku vdiq dje nga Islington. Ai u infektua nga virusi në spital dhe nuk shpëtoi dot”, vijon 33-vjeçarja.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se emri i vërtetë i Spud nuk dihet, por në foton e postuar nga Lauren vihet re se ai ishte i shëndetshëm.

Deri më tani shumica e vdekjeve që janë të lidhura me koronavirusin, kanë qenë njerëz të moshës mbi 60 vjeç dhe me problem të tjera shëndetësore. Por ka edhe raste të vdekjeve të të rinjëve, të cilët nuk kanë patur asnjë sëmundje tjetër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.