Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Parandaloni vdekjen e të dashurve', presidenti gjerman: Ja sa mund të zgjasë kriza

Pas kancelares Merkel, presidenti Steinmeier sërish u drejtohet gjermanëve të tronditur prej krizës së koronavirusit. Frank-Walter Steinmeier u përpoq t`i përgatiste shpirtërisht gjermanët që të presin disa javë të vështira për shkak të situatës së krijuar.

Mbani distancë . Kjo krizë mund të zgjasë”, tha  Steinmeier në mesazhin e dytë të tij video drejtuar qytetarëve brenda dhjetë ditëve. Takimet e zakonshme dhe vizitat ndërkohë nuk janë të mundshme.

"Të heqësh dorë prej kësaj, është e vështirë për secilin, edhe për mua.Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontaktit mund të parandalojë, humbjen përgjithmonë të njerëzve më të dashurve tanë", theksoi kreu i shtetit gjerman.  "Shumica dërrmuese në vendin tonë e ka kuptuar dhe po vepron si duhet. Për këtë ju falenderoj.

"Solidariteti është "me rëndësi ekzistenciale", theksoi ai. Shumë gjermanë ndërkohë po kontribuojnë  vullnetarisht duke u bërë pazarin fqinjëve të moshuar ose duke cuar trasta me ushqime  të pastrehëve. "Të gjithë këta janë heronj në krizën e koronavirusit", tha  Steinmeier.

"Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur", u shpreh ai duke iu referuar ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër Covid 19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore