Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët në Bullgari, zgjatet afati i lejes së qëndrimit

Afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj në Bullgari, do të zgjatet me 6 muaj.

Ditën e sotme, Ministria e Jashtme ka njoftuar shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit, se do të përfitojnë zgjatjen e lejes me 6 muaj.

Gjithashtu e bëhet e ditur se e vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Njëkohësisht shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3-mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.