Një mësuese 48-vjeçare me koronavirus

Ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan dy rastet e para në qytetin e Bajram-Currit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime për “shqiptarja.com” bëjnë me dije së bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, të cilët jetojnë në lagjen Partizani.

Burri 50-vjeçar është punonjës i shërbimit informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese bën me dije kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Beberi.

Pavarësisht se gruaja është me profesion mësuese nuk ekziston mundësia e infektimit të nxënësve, pasi masat e mara nga autoritetet e hedhin poshtë kët hipotezë, duke qenë se shkollat janë mbyllur që prej datës 8 mars.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.