Një grua 97-vjeçare shërohet nga koronavirusi

Një grua 97-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Korenë e Jugut që shërohet nga koronavirusi, sipas Yonhap News.

Ende nuk ka detaje të tjera rreth saj, por ajo nuk është e vetmja në botë që pavarësisht moshës e ka fituar betejën me virusin.

Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione me koronavirus dhe 21 287 vdekje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.