Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Një ditë pasi premtoi testime derë më derë për koronavirus, ministri jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë në Rumani, Victor Costache, ka dhënë dorëheqjen.

Ky veprim i Costache vjen një ditë pasi tha në televizionin kombëtar se çdo banor i Bukureshtit do të testohej për koronavirus, me skuadra që do të shkonin derë më derë për të bërë testet.

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar kryeministri rumun, Ludovic Orban, i cili është shprehur: “Më vjen keq për dorëheqjen e tij, por nga ana tjetër e kuptoj atë dhe falënderoj ministrin”.

Ndërkohë shukruajnë se ishte kryeministri që i ka kërkuar Costache-s të jepte dorëheqjen, pas deklaratës së tij të mërkurën në mbrëmje.

Ka një shqetësim në rritje në vend për mungesën e sigurisë dhe pajisjeve mjekësore në spitale, si dhe kritika për kapacitetin e kufizuar të testimit për virusin.

Bukureshti ka më shumë se dy milionë banorë, ndërsa vendi deri më tani ka qenë në gjendje të kryejë vetëm rreth 2,000 teste në ditë.

Qeveria e Rumanisë ka forcuar kufizimet e lëvizjes ditët e fundit, pas shqetësimeve për numrin në rritje të rasteve të koronavirusit në vend. Njerëzit tani janë të lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të punuar, për të blerë gjëra të domosdoshme, ose disa arsye të tjera themelore, si dhe iu kërkohet dokumentacion për të shpjeguar lëvizjet e tyre.

Mbi 5,600 njerëz u gjobitën gjatë ditës së parë të kufizimeve të reja të mërkurën. Deri të enjtes, Rumania kishte 1,029 raste të konfirmuara të koronavirusit, me 17 vdekje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore