Luftë mes lojtarëve dhe Barcelonës pas përhapjes së COVID-19

Në Spanjë dhe Katalonjë situatë është mjaft e vështirë për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 4 mijë, dhe situata është mjaft kritike.

Por virusi ka prekur edhe klubet e futbollit, e sidomos Barcelonën, që rrezikon të falimentojë. Nisur nga shpenzimet e mëdha, drejtuesit e klubit po diskutojnë që të shkurtojnë me 70% rrogat e futbollistëve, sa të kalojë situata.

Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga yjet e ekipit, të cilët duan që të paguhen normalisht.

Një vendim do të merret ditën e sotme, ndërsa të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar, e kjo do të thotë që nuk ka të ardhura. Në të tillë situatë, klubi del me humbje, e pikërisht këtë synon që të ndalojë.

Katalanasit në fillim të sezonit treguan planin e tyre, që të ardhurat në fund të vitit futbollistik të shkonin 1 miliardë euro.

Por në të tillë situata, gjithça ka ndryshuar. Ndërkohë presidenti Josep Maria Bartomeu, po përpiqet që të gjejë një akord që do të kënaqë të dyja palët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.