Lajm i trishtë nga familja e Enrique Iglesias, këngëtari i famshëm humb njeriun e dashur nga Covid-19 (FOTO)

Këngëtari i famshëm, Enrique Iglesias, ka ndarë me fansat një lajm të trishtë.

Disa orë më parë, ai ka njoftuar se njerku i tij, Carlos Falco, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Bëhet e ditur se biznemeni i njohur spanjoll ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare në një spital në Madrid, duke mos ia dalë të mposhtë virusin e rëndë.

Koronavirusi i shkaktoi Carlos pneumoni të rëndë, e për shkak edhe të moshës së thyer ai e ka pasur të vështirë të mbijetojë.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan këngëtari i njohur në profilin e tij në “Instragram”.

Ndërkohë kujtojmë se situata në Spanjë është vështirësuar shumë ditët e fundit dhe numri i viktimave ka kaluar edhe Kinën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.