Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ktheu ligjin në parlament, por Meta ka fjalë të mira për qeverinë: Vlerësoj masat kundër COVID-19

Presidenti Ilir Meta më herët sot ktheu në Kuvend Ligjin për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë të miratuar disa javë më parë, ndërkohë që me deklaratën e e fundit ai i jep një sinjal ekzekutivit se meriton vlerësimin e tij kur bëhet fjalë për masat ndaj COVID-19.

"Vlerësoj se po bëhet më e mira për përballimin e kësaj pandemie dhe aktualisht është një situatë nën kontroll dhe do mund të mbahet nën kontroll në rast se çdo qytetar do tregojë përgjegjësinë që kërkohet. Nuk kemi asnjë arsye për të patur panik, as në drejtim të trajtimit të të prekurve, apo qoftë edhe të furnizimit të vendit për mallrat më jetikë. Natyrisht është e domosdoshme një organizim më efikas për të frenuar në maksimum përhapjen e mëtejshme të kësaj pandemie. Kemi patur një kufizim të disa lirive të të drejtave themelore të qytetarëve por këto masa janë marrë me qëllim për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Virusi është rrezik dhe një kërcënim për të gjithë, ndaj të gjithë duhet të jemi të unifikuar në luftën kundër tij.", tha Meta.

Kreu i shtetit ktheu në kuvend Ligjin për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë, i cili u miratua në parlament me 94 vota pro, disa javë më parë.

Sipas tij ligjit cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues; si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore