Koronavirusi/ Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes një grua

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 83 qytetarë
  • Durrës 9 qytetarë
  • Lushnje 4 qytetarë
  • Elbasan 3 qytetarë
  • Fier 14 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 11 qytetarë
  • Vlorë 5 qytetarë
  • Shkodër 3 qytetarë
  • Lezhë 4 qytetarë
  • Berat 1 qytetar
  • Has 2 qytetarë
  • Krujë 1 qytetar
©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.