Kishte udhëtuar drejt Italisë për vetëm 3 ditë, nëna kërkon ndihmë të kthehet te fëmijët: Jam pa shpresë…

Një grua e cila ka udhëtuar së fundmi në Itali, bën apel për ndihmë që të kthehet në Shqipëri.

Ajo është Brigena Ndou, e cila i ka shkruar gazetës SHQIP se kishte shkuar në shtetin fqinj për tre ditë, e si pasojë e anulimeve të fluturimeve nga koronavirusi, ajo ka ngelë andej.

Brigena shprehet se është nënë dhe ka fëmijët në Shqipëri. Ajo kërkon ndihmë që të kthehet në Shqipëri dhe tregon se nuk është vetëm ajo, por ka edhe të tjerë.

“Ju lutem më ndihmoni, kam mbet në Itali, kam ardhë vetëm për tre ditë. Ju lutem, jam mami dhe kam lënë fëmijët vetëm, po çmendem, ata po çmenden. Ju lutem bëni thirrje të ketë një rast emergjent që të udhëtojmë në shtëpitë tona në këtë rast gjendemi afër familjes. Ju lutem, ja e pa shpresë. Na ndihmoni, nuk jam vetëm unë”, denoncon Brigena te Gazeta “SHQIP”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.