Ja kënga që këngëshkruesi Andi Bejtja, i ka dedikuar intelektualit Çim Peka!

Intelektualit kukësian, Çim Peka, i ka ardhur turp sot nga publikimi i listës së bashkë-intelektualëve të tjerë, që janë pronarë të portalit të familjes Berisha. Peka paguhet çdo ditë për të ngrënë një lugë çorbë të prishur, siç është shprehja e atij filmit të njohur me spiunë amatorë.

Për këtë shkak, në konsultim me këngëshkruesin mediokër, Andi Bejtja, janë përpjekur të mbrojnë listën bajate të intelektuaëve, pas emrave e të cilëve fshihet familja Berisha, Zeni dhe Armina.

Që këta 8 intelektualë t’i japin borxh emrin, Arminës dhe Zenit, kjo jo vetëm që nuk i bën intelektualë por as këngëtarë dasmash. Megjithatë, sot po merremi me një nga intelektulët e Syrit. Ai quhet Andi Bejtja, pjesë e bordit drejtues të OJF-së Syri.net.

Andi Bejtja është një njeri që shumë e njohin për intelektual përfshirë edhe ata që i paguajnë ilaçet dhe që shtëpinë në Lalëz e ka fituar duke duruar shumë tallje nëpër tavolina. Por pas 30 vitesh përpjekje, më në fund botoi një libër me tekste këngësh. Dhe ne po botojmë një prej këtyre teksteve, që me siguri Çim Peka, mund ta bëj tatuazh, pasi duket sikur e ka shkruar për të.

(Shkruar nga Andi Bejtja)

Në këtë vend ku dembelizmi është virtyt

ku ka fusha të gjera me vese

dhe gënjeshtër me këmbë të gjatë

unë e kam lidhur historinë

pas një gomari veshkurtër që mund

të jem unë vetë ose….

Por a është Çim Peka, gomari që Andi Bejtja i ka dedikuar një këngë? Me siguri që po, sepse Bejtja e ka zakon që gomerëve u vë emër dhe zakonisht punon për ta.

Në vijim do të botojmë çdo ditë se kush janë intelektualët e Syri.net, duke nisur me intelektualin Avenir Peka e deri të tjerët. Do të publikojmë edhe fijet, sesi familja Berisha qëndron pas portalit Syri dhe në çdo rast profilin e secilit prej tyre do ta shoqërojmë me një tekst kënge, nga këngëshkruesi mediokër Andi Bejtja. Profilin e këtij të fundit, do e publikojmë në fund sepse deri aty ka shumë gjëra për të qeshur.

Prandaj, Çimi mos ki turp nga lista e intelektualëve që ke marrë borxh në tregun e papunësisë. Ata janë të papunë, që çdo ditë shkruajnë në murin e mediokritetit të këtij vendi, emrin tënd. E fërkojnë dhe e pastrojnë sepse paguhen, prandaj ti i nderon duke i quajtur intelektualë. Kjo është njëlloj sikur ty të të quanin skandinav, meqë je nga Kukësi!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.