Gjuetia për ‘pacientin 0’/ Kush është shitësja e karkalecave, e para me COVID-19 në Wuhan (FOTO)

Personi i parë që u testua pozitiv me koronavirusin e ri nga një treg ushqimor në Wuhan, ku besohet se nisi pandemia, ishte një grua që shiste karkaleca të gjalla, sipas një dokumenti të publikuar në median kineze. Zonja Wei jetonte në një banesë me qira më pak se 500 metra larg nga tregu dhe kishte ethe më 11 dhjetor, sipas deklaratës së saj në gazetën kineze, “The Paper”.

Duke menduar se ishte gripi sezonal, ajo shkoi në një klinikë të vogël dhe të mbushur me njerëz aty pranë për të kërkuar këshilla mjekësore, por injeksionet qe i sugjeroi mjeku, nuk e shëruan sëmundjen e saj. Gazeta nuk zbuloi identitetin e plotë të Wei, por sipas “The Wall Street Journal” ajo është 57 vjeç dhe emri i saj i plotë është Wei Guixian.

Wei, që besohet se është shëruar tashmë, kujtoi simptomat e saj fillestare në “The Paper”: “Jam ndjerë pak e lodhur, por jo aq e lodhur sa vitet e kaluara. Çdo dimër, gjithmonë vuaj nga gripi. Kështu që unë mendova se ishte gripi”.

Tregtarja tha që ajo vazhdoi të shiste produkte deti në treg ndërsa ishte e sëmurë dhe shkoi në një spital më të madh, Spitalin e Njëmbëdhjetë të Wuhan, për një vizite të dytë më vonë. “Doktori në spitalin e Njëmbëdhjetë nuk mundi të kuptojë se çfarë kisha dhe më dha pilula”.

Megjithatë, identiteti i të sëmurit të parë COVID-19, i njohur si “pacienti zero”, mbetet një mister në Kinë. Wei është e para që u testua pozitive, por pacienti i parë i njohur me koronavirus raportohet të jetë një pensionist rreth të 70-ve, i cili i zhvilloi simptoma më 1 dhjetor dhe nuk kishte qenë më parë në tregun e Wuhan, tha një mjek për BBC. Të dhënat treguan se autoritetet kineze kanë identifikuar të paktën 266 persona të infektuar para 31 dhjetorit, kohë kur autoritetet Wuhan po ndëshkonin një grup mjekësh që kishin “përhapur panik” për një sëmundje të ngjashme me “SARS”.

Më poshtë fotot, nga tregu i tmerrshëm.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.