Dhuratë apo hua? Soreca shpjegon 50 milionë eurot për koronavirusin

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca theksoi se 50 milionë eurot e dhuruara nga Bashkimi Evropian për luftimin e koronavirusit, nuk janë hua, por grant.

BE ka premtuar 50 milionë euro për Covid-19.  4 milionë euro për nevoja emergjente si blerje ventilatorësh në spitale apo pajisje për mbrojtje personale; 11 milionë euro do të investohen në mbrojtjen sociale, që do të thotë se me paratë tona do të ndihmojmë qeverinë me programin e asistencës ekonomike për shtresat vulnerabël të shoqërësie; Më tej, rimëkëmbja ekonomike, pasi sektori prodhues po vuan, ka nevojë për mbështetje dhe 35 milionë euro do të jepen për këtë fushë. Nuk është kredi, është grant. BE po shpreh solidaritet me Shqipërinë. Nuk do të ndikohet nga fakti se vetë BE-ja është në një situatë të ngjashme nga virusi” u shpreh Soreca.

Sipas tij, “fondet që u dhanë nga BE-ja për tërmetin nuk do të preken, do të alokohen”.

“50 milionë euro për Covid-19 është tjetër dhe çfarë u premtuan në konferencë janë të tjera”, theksoi ambasadori i BE-së.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.