Dalin fotot, forcat shqiptare në Letoni nuk e ndalin misionin

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka, ka shpërndarë disa fotografi të trupave të kontingjentit shqiptar në Letoni, teksa forcat në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Xhaçka shkruan se ata vijojnë shërbimin në grup-batalionin e NATO-s në Camp Adazi.

Postimi i Xhaçkës

Në një kohë që kolegët e tyre në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë, trupat e kontingjentit shqiptar në Letoni, të gjithë shëndoshë e mirë, vijojnë shërbimin në grup-batalionin e NATO-s në Camp Adazi, në përmbushje të detyrave tona ndaj Aleancës.
FA në krye të detyrës, brenda dhe jashtë vendit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.