COVID-19/ Samiti i G20-ës jep 5 trilionë dollarë për ekonominë botërore

Samiti i 20 shteteve më të zhvilluara të botës, i mbledhur ditën e sotme për situatën e krijuar nga koronavirusi, ka vendosur që të investojë 5 trilionë dollarë, që të shpëtojë ekonominë botërore.

Ndryshe nga herët e tjera, samitit i G20 u zhvillua online. Video-konferenca u kryesua nga mbreti saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

“Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global”, tha mbreti saudit. Riadi mban presidencën e radhës të G20-ës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.