Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Alo, Edi jam"/ Rama zgjidh hallet përmes telefonit, qytetarja kërkon qumësht

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një komunikim live me qytetët ku po dëgjon hallet e tyre. Kreu i qeverisë po merr në telefon me radhë qytetarët që kanë adresuar problemet e tyre tek platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Ja biseda e Ramës me një qytetare.

Rama: Edi jam, si je?

Qytetarja: Mirë si jeni ju?

Rama: Çfarë problemi keni?

Qytetarja: Me nevojitet qumësht, kam dy fëmijë të vegjël, jemi pa punë. Burri pa punë, jemi në shtëpi.

Rama: Do ju ndihmojmë patjetër! Mos dilni nga shtëpi!

Rama u kërkon qytetarëve që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Kjo skuadër në dispozicion të qytetarëve, thotë kryeministri është rritur edhe me një tjetër grup nga të gjitha ministritë për të ndihmuar dhe sqaruar njerëzit në këtë situatë nga koronavirusi.

Teksa po sqaronte ne një video se si ka zgjidhur shumë probleme dhe ankesa të qytetarëve që janë identifikuar në kanalin e emergjencës, Rama tha se ka për të gjithë dhe se duhet bërë durim.

?Bëni durim, durim. Operacioni humanitar vijon dhe vetëm dje kemi asistuar 60 mijë familje me pako nga operacioni humanitar,?? tha kryeministri Rama ndër të tjera.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2658531304376245/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore