Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

75 të vdekur nga COVID-19 në Turqi

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, informoi se në vend pati 16 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19). Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 75.

"Numri i testeve dje ishte 5.035, kurse sot arriti në 7.286. Kemi 1.196 të diagnostikuar. Pacientët dhe kontaktet e tyre janë izoluar. Kemi humbur 16 pacientë", tha Koca në një njoftim në Twitter.

"Me këto rezultate, numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 75, kurse ai i rasteve në 3.629. Me këmbëngulje ju ftoj që t'i zbatoni masat", shtoi ministri turk.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore