Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Takova një mik që erdhi nga Italia', i riu që mposhti koronavirusin: Ja simptomat që kisha

Pas trajtimit në Spitalin Infektiv të Tiranës, Erind Cara e mposhti koronavirusin. Ai ka folur në një lidhje direkte në emisionin OPEN në Top Channel ku ka tregur sesi u infektua dhe kontaktin që pati me një person të ardhur nga Italia.

"Kisha temperaturë dhe djersë, por kur pata edhe problem në frymëmarrje aty kuptova se diçka nuk shkonte", tha ai për Eni Vasilin.

Ai u bëri apel të rinjve për kujdes, pasi ky virus i prek të gjithë.

Pjesë nga Biseda

Eni Vasili: Si mendon se je infektuar?

Erind Cara" As vetë nuk e di. Kam pasur një takim me mikun tim që ka ardhur nga Italia, por që nuk kishte simptoma

Eni Vasili: Çfarë simptomash kishe?

Erind Cara: Temperature dhe djersë. 38.5 deri në 39. Qëndrova në shtëpi dhe mendoja se po kurohesha për ftohje. Pas 7 apo 10 ditësh në shtëpi, pasi mbarova edhe mjekimin, gjendja ishte e stabilizuar, nuk kisha djersë dhe temperaturë, por problem në frymëmarrje. U habita sepse nuk më ka ndodhur ndonjë herë ngaqe unë prej vitesh merrem edhe me sport. Shkova në Senatorium për vizitë. Bëra skaner dhe doktorët panë që diçka nuk shkon. Bëra testin dhe më çuan tek Infektivi

Eni Vasili: I infektove mjekët në Senatorium

Erind Cara: Ishin të veshur mirë dhe nuk kam patur kontakt fizik

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore