Stadiumi kthehet në spital, Brazili merr vendimin ekstrem për pacientët me Covid 19

“Maracana”, një nga stadiumet më të famshëm në botë, tashmë është shndërruar në spital, në të cilin do të qëndrojnë të infektuarit me COVID-19. Mësohet se në këtë stadium janë vendosur shtretër në fushën e gjelbër dhe pritet që të jetë gati shumë shpejt. Ky stadium ka 78 mijë ulëse është shtëpia e Flamengos. Deri më tani në Brazil kanë humbur jetën 49 persona dhe janë infektuar 2.227 të tjerë.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.