Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Situata e krijuar nga koronavirusi, moderatorja shqiptare bën gjestin e madh: 5 ditë të javës jam në… (FOTO)

Koronavirusi prej pak ditësh ka filluar të përhapet edhe në Kosovë, ku deri tani numërohen disa raste të prekurish.

Prej disa ditësh edhe në Kosovë janë shfaqur personat e parë të prekur nga koronavirusi. E si pasojë edhe atje qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin.

E teksa Kosova ndodhet në një situatë të vështirë, moderatorja sportive Qëndresa Krelani ka bërë një gjest shumë të madh.

Qëndresa ka bërë një status ku shkruan se është e gatshme të marrë përsipër pazaret e të gjitha nënave që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak se kanë fëmijë.

“Për të gjitha femrat të cilat jetojnë vetëm me fëmijët e tyre dhe për shkak të situatës, nuk kanë mundësi të largohen nga shtëpia apo ti lënë fëmijët. Më kontaktoni në privat. 5 ditë të javës jam në shërbimin tuaj për të kryer çdo nevojë që keni. Çdo obligim ditor që keni kryer deri tani, për shkak të situatës që nuk mund të lëvizni, ju kryej unë. Me mundësitë e mia. Me kontaktoni në privat”, shkruan Krelani.

[gallery ids="1014149,1014146,1014147,1014157,1014148,1014150,1014152,1014153,1014154,1014155,1014156,1014145"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore