
Si jepte para me fajde djali i Ridvan Bodes, kur babain e kishte Ministër Financash
Vetëm në Shqipëri mund të shohësh, që politikanët përfshijnë fëmijët e tyre, në biznese dhe afera të pastra abuzimi. Gjatë pushtetit të qeverisë Berisha, ministrat dhe fëmijët e tyre krijuan pasuri marramendëse, duke shfrytëzuar aksesin e pushtetit dhe njohjet me biznesin.
Gazeta SHQIP mëson se djali i një ish Ministri, ka ushtruar aktivitet për dhënie kredish, me shuma të konsiderueshme parash dhe në shkelje me ligjin. Bëhet fjalë për Eraldo Boden, djalin e ish Ministrit të Financave, Ridvan Bode.
Vetëm pak muaj përpara se Ridvan Bode, të linte pushtetin 8-vjeçar si Ministër i Finanave, djali i tij, Eraldo Bode krijon një kompani të quajtur AvA Consulting. Kjo kompani e krijuar në 17 Janar 2013, kishte dy ortakë, Eraldon dhe kunatin e tij (dhëndërin e Ridvanit), Ali Vishaj, me origjinë nga Kosova.
Objekti i kësaj kompanie ishte konsulencë financiare dhe ristrukturim i kredive për kompanitë private. Në fakt, të dhënat e kompanisë nuk të japing shumë informacion, por Gazeta SHQIP ka mësuar se djali i Ridvan Bodes, e ka përdorur AvA Consulting për të lëvruar mikrokredi me interesa tepër të larta.
Klientët e Eraldo Bodes ishin kryesisht të njohurit e tij dhe bashkëpuntorët e babait të tij, Ridvanit. Aktivitetin e kredidhënies, Eraldo Bode e shfrytëzonte tek një apartament pranë kompleksit TID, në zonën më të shtrenjtë të Tiranës. Pikërisht, në këtë apartament banon edhe vajza e Ridvan Bodes, Adela Bode, ku metri katror shkon mbi 2500 euro. Bëhet fjalë për pallatin ku ndodhet palestra e famshme NOBIS, sapo kalon shkollën e mesme "Petro Nini". Megjithatë për apartament, sesi e ka blerë Adela Bode, do të flasim në një shkrim tjetër.
Gazeta SHQIP do të publikojë vijim sesi fëmijë politikanësh, biznesmenësh dhe gazetarësh kanë marrë me dhjetra herë kredi tek Eraldo Bode, me interesa tepër të larta. Ky është një rast i paprecedentë, pasi i gjithë aktiviteti i Eraldos, zhvillohej kur babai i tij ishte Ministër i Financave.
Gjithashtu, dhënia e parave me fajde, nëse kompania kredidhënëse nuk është e akredituar nga Banka e Shqipërisë, është vepër e rëndë penale veprave penale "Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare", dhe dënohesh me burgim.
Aktiviteti i djalit të Bodes zgjati fiks 1 vit, deri në janar të 2014, pasi me qeverinë e re të socialistëve, ai mund të rrezikonte ligjërisht, për paratë me interes që shpërndante.
[gallery columns="1" ids="1014340,1014341,1014343,1014342"]





Bllokimi nga bora, Salillari dhe ALB-BUILDING abuzuan me pastrimin e rrugëve
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >