Shqipëria në gjendje fatkeqësie/ Meta komandon ushtrinë sipas nenit 9, Xhaçka jashtë loje

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama shpalli në vend gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila është përhapur edhe në Shqipëri. Disa ditë më parë, qeveria gjithashtu miratoi një akt normativ lidhur me masat që kishte marrë për të parandaluar përhapjen e virusit në vend.

Të përfshira në masat e para të marra nga kabineti, Forcat e Armatosura janë të përfshira gjithshtu në aktin e dytë normativ, i cili është quajtur edhe “ligji i luftës”. FA-të po patrullojnë rrugët bashkë me Policinë për të ndaluar shkelësit dhe po merren me shpërndarjen e rezervave të shtetit për të gjitha familjet në nevojë.

Të gjitha kompetencat për drejtimin e tyre i ka marrë ministrja e mbrojtjes por në Kushtetutë në nenin 9 të saj është parashikuar në rast shpallje emergjence, drejtimin e tyre e merr presidenti i Republikës.

“Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtron pushtetin e dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura.”

Deri më tani presidenti Ilir Meta nuk e ka marrë marrë drejtimin e FA-ve, megjithatë sot ka organizuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë  Kombëtare, megjithatë nuk dihet nëse do të marrë ndonjë vendim për të “spostuar” me detyrat ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.