Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shqipëria blen dhjetëra mijëra tampone, presidenti: Do të testohen të gjithë ata që...

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në emisionin "Real Story" në "News 24" deklaroi se shteti ka në dispozicion dhjetëra e mijëra tampone, kurse shtoi se në këto momente është e rëndësishme që të mbrohet personeli shëndetësor.

"Sipas vlerësimit tim, sfida më e madhe që kemi ne në të gjithë këtë situatë të jashtëzakonshme dhe ende të panjohur mirë është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor që është në vijën e parë të kësaj beteje.

Kur ndodh që mjekët të infektohen në Itali, sigurisht që ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu. Është e rëndësishme që të mos shkojmë deri në situatën e Italisë. Sot morëm masat dhe personeli i vijës së parë do të keetë të gjitha mjetet që duhet", tha Meta.

Ilir Meta nënvizoi se tamponet janë gati dhe se do të testohen të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirusin ose kanë simptoma të dyshuara.

"Shqipëria do t?i ketë të gjitha mundësitë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë.

E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim. Tamponet ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla", u shpreh Meta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore