Qytetarët ankohen: Kemi blerë abonetë për muajin mars, duam lekët mbrapsh!

Në Shqipëri është vendosur karantina për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Një ndër masat e marra nga autoritetet shtetërore , është ndalimi i lëvizjes me transportin urban për qytetarët.

Përjashtim bëjnë vetëm ata persona të cilët punojnë në institucionet shtetërore dhe duhet me patjetër që të lëvizin.

Nga ana tjetër, janë të shumtë qytetarët të cilët kanë blerë abonetë për muajin mars, të cilat janë kthyer në të padobishme tanimë.

Nisur nga kjo, ata ankohen që t’u kthehen paratë përsëri, duke qenë se abonetë janë të papërdorshme dhe vështirë që masat e marra të ndryshojnë deri në fund të muajit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.