Modelja më e guximshme, poston videot duke i dhënë gji të birit dhe e padepiluar

Ashley Graham është një nga modelet më të drejtpërdrejta me fansat e saj të shumtë.

Modelja e kolme nuk e ka aspak problem që të ndajë foto të saj me defektet që ka në trup, apo edhe të zbulojë ndonjë detaj nga jeta e saj private.

Së fundi, ajo ka publikuar në “Instagram” një video ku flet për lindjen dhe shprehet se “çdo grua duhet ta ketë pranë partnerin teksa po sjell në jetë fëmijën gjatë kësaj periudhe që është edhe pandemia koronavirus”.

32-vjeçarja shfaqet e shtrirë dhe pranë saj ka edhe djalin e vogël, të cilin po e ushqen me qumësht gjiri. Ajo nuk e ka patur asnjëherë problem që të tregojë kur ushqen të voglin e saj, apo edhe kur i ndërron pelenat.

Ndërsa në një tjetër video, Ashley shfaqet me një kanotiere të bardhë dhe bën shaka me ndjekësit e saj. Pa problem ajo tregon krahun e shëndoshtë dhe në kohën e karantinës e me një fëmijë për t’u kujdesur, nuk është depiluar fare.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.