Mjeku i Durrësit rrëfen se si u infektua në spital nga koronavirusi: Ja si u shërova

Mjeku infeksionist në Spitalin e Durrësit, Beqir Gelaj, është një prej mjekëve të parë i infektuar me koronavirus në vendin tonë. Ai kujton se ka qenë mjek roje në momentin kur u paraqit një paciente e prekur me COVID-19, e cila edhe e infektoi.

“Isha me doreza dhe maskë, por ndodh në një moment të caktuar që të infektohesh. Për 4-5 ditë kam qenë në gjendje të lodhur”, tha ai në Euronews Albania.

Gelaj tha më tej se, nuk ka pasur simptoma përveç lodhjes dhe dhimbjes së kokës.

“Për 4-5 ditë kam qenë i lodhur. Nuk kam pasur temperaturë dhe simptoma të tjera. E kam kaluar në kushte shtëpie. Bashkëshortja rezultoi se nuk ishte prekur, rezultoi negativ”, u shpreh mjeku.

Tashmë testet e kryera kanë rezultuar negativ, por do të duhet të qëndrojë dhe për dy javë në shtëpi.

“Një këshillë për të gjithë, është që të qëndrojnë në shtëpi. Të respektojnë rregullat, të mbajnë higjienë dhe të ushqehen mirë”, deklaroi mjeku nga Durrësi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.