
'Jam njeriu më i votuar'/ Albin Kurti: Hashim, nuk ka marrëveshje me Serbinë pa më thyer mua
Në fjalën e fundit drejtuar deputetëve, pak para votimit për mocionin për rrëzimin e qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka një marrëveshje sekrete mes Hashim Thaçit dhe Vuçiç.
Kurti tha se është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë me një marrëveshje të gatshme në tavolinë
"Doni të godisni këtë qeveri që ka këtë mbështetje kaq të madh. Ne do vazhdojmë të jemi në detyre, unë do jem kryeministër në detyrë, por ju doni të na cënoni, të na vyshkni. Nuk e kam marrëveshjen sekrete, po ta kisha do ta kisha publikuar. Nuk e kam marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç. Ju garantoj se ka marrëveshje sekrete.
Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë me një marrëveshje të gatshme në tavolinë. Nuk mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua. Jam njeriu më i votuar ka dy palë zgjedhje. Prandaj nuk u bë marrë veshja në Shtëpinë e Bardhë. Vuçiç i tha Thaçit, trego se je bosi në Kosovë duke e thyer qeverinë", tha Kurti.
"Nuk hiqet taksa pa reciprocitet, vetëm nëse do populli. Ambasadori Grenell është shumë i vështirë. Kam shumë komunikime me të ku kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet", deklaroi Albin Kurti.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >