Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ishin në një dhomë, Erind Cara: Ja fjalët e fundit që më tha miku që vdiq nga koronavirusi

Xhudisti Erind Cara është një nga pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në një lidhje LIVE për emisionin OPEN në Top Chanel, Cara tregoi edhe brengën e madhe që ka, pasi koronavirusi i mori jetën mikut të tij me të cilin qëndroi në një dhome tek Infektivi.

Ai ndau me publikun dhe momentet e fundit me 43-vjeçarin, që u nda nga jeta dy ditë më parë.

Cara ka treguar fjalët e fundit të 43-vjeçarit me të cilin ishte miqësuar shumë.

Pjesë nga biseda

Eni Vasili: Ke patur shok dhome 43 ?vjeçarin që humbi jetën?

Erind Cara: Ishte diçka që nuk e mendonim as unë dhe as ai. Nuk e di. Iu rrit vështirësia në frymëmarrje dhe e morën dhe e çuan në reanimacion

Eni Vasili: Cilat ishin fjalët  e fundit që të tha?

Erind Cara: Nuk e kishte menduar kurrë që do të arrintë në këtë pikë. Nuk kishte abuzuar kurrë. Ishte i shokuar nga gjendja që po kalonte

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore