Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Fotot/ A do kthehen supermarketet në Britani në qendra të përhapjes së COVID-19

Një britanik i është lutur bashkëatdhetarëve të tij që të qëndrojnë në banesa dhe t?i binden rregullave të ?distancimit social?, pasi nëna e tij 87 vjeçare humbi jetën nga koronavorusi sepse u infektua kur shkoi në supermarket.

Tani në ishull është rritur frika se pikërisht supermarketet mund të kthehen në vendet ku COVID-19 të përhapet pasivisht e ku të infektohen me mijëra persona.

Këtë mëngjes, shumë blerës u panë ngjitur me njëri-tjetrin në supermarkete të ndryshme në të gjithë vendin, duke injoruar rregullat e vendosura nga qeveria.

Ndërsa blerjet vazhdojnë të jenë të shumta, duket se britanikët nuk shqetësohen nga fakti se mund të infektojnë persona të tjerë duke i prekur.

Jeff Howes, 58 vjeç, nga Coventry, tregoi se e ëma u infektua me COVID-19 dhe vdiq ndërsa bleu në njërën nga pikat e ?Asda-s?.

87 vjeçarja dilte nga banesa vetëm një orë në të gjithë javën, e prapë u infektua.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1014437,1014438,1014439,1014440,1014442,1014443,1014444,1014445,1014446,1014447,1014448,1014449,1014450,1014451,1014452,1014453"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore