Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Fluturon Niko Peleshi: I bëj thirrje elitës dhe rendit të ri botëror, hajde të bashkohemi!

Të gjithëve Niko Peleshi na është dukur gri. Por askush nuk e mendonte se grija e Nikos ka 50 hije. Pasi iu deshën plot 13 vjet të marrë një diplomë,  trajektorja drejt majave të politikës shqiptare e Niko Peleshit ishte shumë e shpejtë, derisa arriti të bëhej edhe Niko zv/kryeministri.

Por, sot Niko nuk është më në detyrë dhe me sa duket i mungon vëmendja e mediave, kështu që si një lider i vërtetë botëror Niko bën statuse në fb por në  ndryshim nga gjithë liderët, Nikos i mjafton një lexim i shpejtë (siç vetëdeklaron) i lajmeve botërore për të arritur në konkluzione të mëdha. “‘referuar historisë dhe disa leximeve të para të reagimit global të deritanishëm, me shumë gjasa kjo ngjarje panbotërore mund të jetë një nyje kritike në historinë e botës së qytetëruar”, shkruan Niko duke nisur kështu analizën e tij për situatën bazuar mbi leximet e shpejta.

Niko tashmë një politikan i thjeshtë  pa detyra ka filluar të  nxjerrë dhe hijet e tjera në dukje. Niko “virtuali” me një status bombastik në fb është bërë Niko “përkthyesi” pas një përkthimi virtuoz nga anglishtja në hyrje të shkrimit që mban titullin:  “Pandemia si nyje kritike ne Histori”.

Titull të cilin e ka marrë nga libri “Pse dështojnë kombet” të Daron Acemoglu dhe James A. Robinson (critical juncture). Megjithëse Gjermania mori pacient francez dhe më vonë  Italian për t'i kuruar, BE dha një donacion prej 50 milionë eurosh për Shqipërinë,  Niko “parashikuesi” thotë të kundërtën në shkrimin e tij  duke shkruar se;  “Ky është dështimi i përbashkët i shteteve për të ndërtuar një reagim të koordinuar të frymëzuar nga humanizmi

Në po këtë shkrim, Niko “globalisti”  ka merak për rendin botëror që mund të shpartallohet. Ju tregon shqiptarëve se dhe Gjermania  dhe ca shtete skandineve janë të dobëta para virusit jo më ne, se kjo krizë do mund të sjellë pasoja të mëdha deri në tronditje të thella të sistemit  "panbotëror".

Por kur shtete si Italia, Franca, Gjermania, Norvegjia, Danimarka etj duken kaq të dobëta për ta përballuar emergjencën e Covid-19, si do t’ia dalin shtetet më pak të zhvilluara?”, pyet Niko. Shkrimi  merr një rrjedhë tjetër pak më poshtë,  Niko “statisticieni” na sqaron për numrin e pasagjerëve që fluturojnë në botë. “ Gjatë 1 viti udhëtojnë me avion mbi 4 miliardë pasagjerë dhe mbi 4.5 miliardë janë përdorues Interneti", përllogarit  Niko.  Niko “liberali” menjëherë pas kësaj  jua hedh fajin populistëve megjithëse për dekada pushtetin e kanë pasur neoliberalët.

Kjo ngjarje e gjeti demokracinë liberale në një situatë jo shumë te shëndetshme dhe institucionet ndërkombëtare të dobësuara nga populizmi nacionalist. Këto tendenca politike janë shkaku kryesor i dobësimit dhe zhvlerësimit të rolit të institucioneve dhë konventave ndërkombëtare.”, përmbledh Niko mendimin, duke nxjerrë kështu dhe teorinë e tij në këtë sprovë të re.

Niko “matematikani” më tej në shkrimin e tij të çuditshëm na flet për teknologjinë dhe shifrat eksponeciale. “Mobiliteti i njerëzve është rritur në mënyrë eksponenciale”, thotë Niko tashmë si “mjeshtër” i një fushe tjetër.

Më poshtë duke lënë fare çfarë ka thënë më lartë,  Niko  kthehet në  Niko “sociologu” kur shkruan për shoqërinë civile në botë, duke bërë publik dhe  zbulimin e tij: “ tek shoqëritë perëndimore shoqëria civile nuk ka vdekur”. Niko “diplomati” tregon më tej që takoi ministrin e Energjisë së Izraelit dhe nuk bëri  asgjë nga ç'ka ai i propozoi.

“Më kujtohet biseda me ministrin e Energjisë së Izraelit disa vite më parë. Kishin ndërtuar një institucion për mbrojtjen kibernetike dhe më kërkoi të ndërtojmë një të ngjashëm në Shqipëri bazuar tek ekspertiza izraelite”, shkruan Niko  për një nga dështimet e shumta të tij

Në fund ish proletari Niko tashmë anëtar i elitës botërore arrin deri aty sa tu bëjë thirrje liderave dhe establishmentit botëror, duke e mbyllur përçartjen  me: "Elita të të gjitha vendeve bashkohuni"  për të treguar se përveç të tjerave ai është  dhe “Niko elita globale”.

Apeli për establishmentin politik botëror, institucionet e kërkim-zhvillimit, universitetet dhe organizatat ndërkombëtare është i njëjti: Elita të të gjitha vendeve, bashkohuni. (Apeli i Nikos në FB)

Por me një lëvizje të beftë (këto janë në profilin e tij publik),  arrin të na përshfaq  dhe atë që ne se prisnim nga një njeri me kaq shumë hije.

Në profilin tjetër të tij, (edhe ky i botuar e gjithashtu publik) poston  për fansat  një këngë satirike (përshtatur nga Simon & Garfunkel) të denjë për tu bërë share  nga gjithë adoleshentët,  “le të mos harrojmë edhe një ilaç tjetër që është kënga”, shkruan Niko dhe zgjedh pikërisht këtë këngë virale 14 vjeçarësh,  si për të treguar  që ka dhe talente të tjera, të cilat do na i bëjë të ditura së shpejti....

Në pritje të mendimeve të  tjera gjeniale po e mbyllim  për momentin këtu  mos i prishim  frymëzimin Nikos.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore