Të dhëna të frikshme nga Spanja, 514 të vdekur në një ditë

Situata në Spanjë po rëndohet çdo ditë, madje specialistët e shëndetit kanë paralajmëruar se me këto “rekorde” mund t’ia kalojë edhe Italisë.

Sipas të dhënave të publikuara, në 24 orët e fundit janë regjistruar 514 viktima, duke e çuar bilancin në 2636 në total.

Vetëm në Madrid, numri i viktimave është rritur në 1535, ndërsa mbi 12 mijë janë të prekurit. Në Katalunjë janë regjistruar deri tani 282 viktima, ndërsa rastet e konfirmuara janë mbi 7800. Rajoni i tretë më i prekur mbetet krahina Baske, me mbi 2700 raste dhe 133 viktima.

Në total, numri i të prekurve në Spanjë ka kaluar 39700, prej të cilëve 5400 janë personal mjekësor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.