Sportistit të njohur i marrin Instagramin dhe i nxjerrin videon erotike me të dashurën (FOTO)

Basketbollisti i Denver Nuggets, Jamal Murray, është përfshirë në një skandal teksa nga llogaria e tij në Instagram u publikua një video me përmbajtje të fortë erotike, ku 23-vjeçari shfaqej bashkë me të dashurën e tij.

Pamjet qëndruan vetëm pak çaste, pasi u fshinë nga Murray, por ishte tepër vonë, sepse videoja ishte kompjuar dhe ndarë, duke bërë xhiron e botës. Murray më pas e mbylli llogarinë e tij në Instagram. Lojtari kanadez theu heshtjen përmes llogarisë së tij në Tëitter, ku shkroi një mesazh:

“Para së gjithash, do të doja t’u kërkoja falje tifozëve. Llogaria ime është hakuar, ne jemi duke punuar për ta zgjidhur këtë problem. Faleminderit!”

Murray ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Denver Nuggets gjatë dy sezoneve të fundit. Këtë sezon ka shënuar mesatarisht 18.8 pikë dhe 3.9 asistime për ndeshje, por tashmë NBA si gjithë sportet e tjera është pezulluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.