Situata e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, kompania “Erzeni” i dhuron QSUT 10 mijë euro

Prej disa ditësh e gjithë Shqipëria është izoluar për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

Ndërkohë ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 123 persona të prekur nga Covid-19 dhe deri tani janë shënuar 5 viktima.

Duke qenë se vendi ynë ndodhet në një situatë të vështirë, kompania kryesore e prodhimit të bulmetit në Shqipëri, Erzeni, i ka ofruar një shumë prej 10 mijë eurosh QSUT.

Në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi, janë shtuar masat higjieno-sanitare dhe frekuenca e dezinfëktimeve, sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kompania Erzeni ka garantuar gjithashtu, se produktet e saj nuk do t’i mungojnë tregut. “Bashkë do ja dalim, ne jemi me ju”.

Prodhime Bulmeti ErzeniKompania kryesore e prodhimit te bulmetit ne Shqiperi,ka ofruar nje shume prej 10 mije Eurosh Spitalit Universitar Nene Tereza.Kontribut per te perballuar kete situate te veshtire ne te cilen ndodhet vendi yne.Bashke do ia dalim!👏🇦🇱

Publiée par Real-News sur Mardi 24 mars 2020

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.